Robert Berisha ka konfirmuar se po bëhet xhaxha dhe se atë po e gëzon Tuna me vëllain e tij, Patrisin.
I pyetur rreth karrierës së tij, Roberti tha se tani që ka filluar edhe me këndimin është një përgjegjësi më e madhe.
”Është përgjegjësi më e madhe s’je ma mrapa je pëpara, jom rritë në skenë, muzicent-këngëtar më doket që është njëjtë, as këngëtari pa muzicent nuk bënë e as muzicenti pa këngëtar”, tha Berisha.
Gjatë bisedës, ai u pyet edhe për lidhjen e Tunës me vëllaun e tij, Patrisin? Ai në emisionin ”1 Kafe me Labin’’ e zyrtarizoi se ata janë së bashku dhe se ai është në pritje për tu bërë xhaxha, shkruan rtv21.tv
Pra, për këtë gjë u përfol mjaft nëpër media, tashmë është e vërtetë, Tuna është duke pritur fëmijë me Patrisin, vëllaun e Robertit.
Ai tha se Tuna dhe Patrisi janë në Tiranë, por se nuk e din se a janë kthyer ende.