E paralajmëruar: Kuvendi rrëzon lehtësisht Metën për Kodin e ri Zgjedhor

Kuvendi rrëzoi sërish dhe lehtësisht dekretin e Metës për kthimin e Kodit Zgjedhor, siç dhe ishte paralajmëruar nga kryeministri Rama.

Me 97 vota, mazhoranca nuk ka marrë parasysh asnjë thirrje për të pritur “Venecian”, që sipas Ramës, është një strategji e Metës për ta bërë të pamundur 25 prillin e zgjedhjeve.

Kodi ri Zgjedhor kundërshtohet nga opozita në pikën e ndryshimit të llojit të koalicioneve nga ai i deritanishmi.

Mazhoranca thotë se me Kodin e ri, koalicionet aplikohen si kudo në vendet demokratike, e nga ana tjetër ka ftuar opozitën për të treguar dhe ajo modelin e saj se kujt i referohet për llojin e koalicioneve që kërkon të mbetet.

Për opozitën, Kodi i ri, i ndërmarrë në funksion të hapjes së listave, është shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit.

Më luftaraku në kundërshtim ka qenë presidenti Meta, që aludohet se kërkon të shpëtojë LSI-në e tij me modelin e vjetër të koalicioneve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu