862 raste të reja me koronavirus dhe 14 humbje jete në 24 orët e fundit

Në Maqedoninë e Veriut po vijon rritja ekstreme e të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 699 testime për koronavirus dhe prej tyre 862 kanë rezultuar pozitivë.

Më shumë raste janë regjistruar në Shkup me 390 raste, Prilepi 55, Velesi 53 dhe Tetova 48, përcjell INA. Ja lista sipas qyteteve:

Shkup 390
Kumanovë 22
Shtip 28
Prilep 55
Tetovë 48
Struga 9
Veles 53
Manastir 31
Ohër 18
Kavadarc 24
Gostivar 18
Gjevgjeli 12
Strumicë 27
Kriva Pallankë 10
Radovish 7
Krushevë 2
Kocan 25
Probishtip 12
Demir Hisar 4
– Makedonski Brod 1
Pehçevë 3
Berovë 3
Valandovë 6
Vinicë 9
Dellçevë 5
Kratovo 6
Shën Nikollë 6
Kërçovë 17
Resnjë 3
Negotinë 8

14 persona humbën jetën: 5 pacientë nga Shkupi (35, 82, 62, 90 dhe 77), një nga Prilep (54), një nga Tetova (88), një nga Struga (66), një pacient nga Velesi (78), një nga Manastiri (76), dy pacientë nga Strumica (63 dhe 68), një nga Radovishi (66) dhe një pacient nga Resnja (83).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 223 pacientë të shëruar, edhe ate sipas qyteteve:
Shkup 75
Kumanovë 9
Shtip 10
Prilep 16
Tetovë 27
Veles 6
Manastir 13
Kavadarc 6
Gostivar 5
Gjevgjeli 14
Strumica 14
Radovish 6
Kocan 7
Demir Hisar 2
Berovë 3
Pehçevë 1
Kratovë 1
Shen Nikollë 2
Kërçovë 4
Resnjë 1
Negotinë 1

Deri më tani, një total prej 243,357 testeve të Covid-19 janë kryer në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 29.558, numri i pacientëve të kuruar është 19.994, numri i vdekjeve është 977, dhe numri i rasteve aktive është 8587.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu