Greqia ka vendosur të mbyllë Thesalonikin dhe dy rajone të tjera, duke nisur nga dita e premte, për të ndalur përhapjen e virusit. Të mërkurën, Greqia shënoi 1, 547 raste të reja me Covid-19.
“Mosha mesatare e infeksioneve të reja sugjerojnë një lidhje të madhe mes mbledhjeve për argëtim, sport dhe aktivitete të tjera”, tha shefi i mbrojtjes civile Nikos Hardalias.
Me vendimin e të enjtes, Greqia ka vendosur Thesalonikin, dhe qytetin e Larisës dhe Rodipit në karantinë.