Azerbajxhani e futi në “cep”, Armenia kërkon urgjentisht ndihmën e Putinit

Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan i ka kërkuar zyrtarisht presidentin rus Vladimir Putin ndihmë për forcimin e sigurisë së vendit të tij, ndërsa përballen me një konflikt të armatosur me Azerbajxhanin.

Kryeministri armen i ka kërkuar presidentit rus që të mbajë konsulta urgjente për të sqaruar llojin dhe sasinë e ndihmës që Federata Ruse mund t’i ofrojë Armenisë në mënyrë që të garantojë sigurinë e saj,” tha ministria e Jashtme armene në një deklaratë.

Prej 27 shtatorit luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për territorin e Nagorno-Karabakut nuk janë ndalur. Ndërkohë marrëveshjet e arritura për armëpushim nuk janë respektuar nga të dy vendet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu