Dimitrov dhe Osmani në Berlin do të takohen me Zaharievën, ja kush i ftoi

Zëvendësministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani po qëndrojnë në Berlin, ku sonte do të kenë takim me ministren e Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Qeveria konfirmoi se takimi është inicuar nga ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas dhe ministri gjerman i Shtetit për Evropën Michael Roth.

Qëllimi i takimit është zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes Sofjes dhe Shkupit, për të mundësuar fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë Veriore me BE-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu