Qeveria në seancën e sotme krahas vendimeve të shumta që ka marrë mbi masat për Covid 19, ka bërë edhe disa emërime kadrovike e mes tyre ka emëruar disa drejtor dhe zëvendës drejtorë. Qeveria ka emëruar bordin e ri të Telekom në përbërje të:
Shkodrane Zenuni Dardhishta,
Bardhyl Nasufi,
Nina Angelovska,
Sadulla Duraku,
Aqif Mehdiu.
Ndërsa gjithashtu qeveria ka emëruar drejtorët si në vazhdim:
Elizabeta Naumovska – Drejtor në Qendrën për provim shtetërorë,
Bekim Maksuti – Drejtor në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim,
Stojance Angelov – Drejtor në Qendrën për menaxhim me kriza,
Stevo Krstevski – Drejtor tek Fondi për sigurim shëndetësorë,
Biljana Jovanovska – Drejtor në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor,
Senat Ahmedi – Drejtor në Inspektorain për vetqeverisje lokale.