Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që të shkarkojë nga detyra disa drejtor dhe zëvendës drejtor të cilët më pas edhe i ka zëvendësuar me kuadro të rinjë, shkruan gazeta KOHA.
Kështu, Agron Buxhaku është shkarkuar nga pozita drejtor tek Qendra për menaxhim me kriza. Firus Memed shkarkohet nga pozita drejtor tek Agjencia për ushqim dhe veterinari. Zirap Ademi shkarkohet nga pozita zv.drejtor tek Enti shtetërorë për statistika.
Arif Asani shkarkohet nga pozita zv.drejtor tek Agjencia për siguri nacionale. Mile Sugarev shkarkohet nga pozita drejtor tek Fondi për sigurim shëndetësorë. Lidija Gjorshevska shkarkohet nga pozita drejtor tek Qendra për provim shtetërorë. (koha.mk)