Taravari: Zoran Zaev një kopje e zbehtë e Gruevskit

“Mënyra se si ka qeverisur Zoran Zaev është dëshpëruse. Erdhi me një entuziazëm, por kohëve të fundit atë e shoqërojnë vetëm skandale. Mënyra e tij e funksionimit aspak nuk dallon nga ajo e Nikolla Gruevskit. Dikur me marrjen e komepetncave në asrsim në Komunën e Gostivarit, e kishim mendimin se ajo vitne nga BDI si presin pasi edhe ministri i MASH ishte i BDI-së. Por, sot analizojë dhe besojë se pengesat dhe organizimet për tëna dëmtuar na kanë ardhur nga LSDM”, tha Taravari në emisionin “Çka nuk është e qartë?” në TV Alfa. Ai tha se bindja që Zaev nuk dallon nga Gruevski është edhe te popullata shqiptare.

“Shqiptarët në 2016-17 të gjithë ishin kundër Gruevskit dhe Zaevin e votuan. Sot kryeministri aktual nuk kalon më te shqiptarët. Dëgjoni deklarata e tija, ata janë sinjale se është edhe më i ashpër se Gruevski ndaj shqiptarëve. Besoj se dëshiron të na dëmton si komunë e vetme shqiptare urgane dhe opozitare, pasi mendon të marrë më shumë vota shqiptare, por tani vështirë se do merr më vota nga shqiptarët”, nënvizoi më tej Taravari.

Taravari tha se në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm ka shumë gjata të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi sipas tij, shumica aktuale është e brishtë dhe e ka të vështirë funksionimin.

“Çdo ditë thotë Zaev do të kemi edhe dy, tre, pesë e shtatë deputet që do na bashkangjitën, por kjo nuk ndodh. Ai besoj se këtë e bën me vetëdiej për shantazh ndaj dikujt te opozita, sigurt nga pozita shqiptare atij askush nuk i bashkangjitet”, deklraoi mes tjerash Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu