Dha dorëheqje nga posti i deputetit për tu bërë drejtor, Zaev nuk e emëron Mukin por Stevo Krstevskin

Deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri ditë më parë dha dorëheqje për tu bërë drejtor në Fondin Shëndetësor. Por sonte me një vendim të qeverisë në vend të Mukit Qeveria emëroi Stevo Krstevskin si drejtor për katër vitet e ardhshme në Fondin Shëndetësor të Sigurimeve.

Nuk dihet ende pse Zoran Zaev e mashtroi Mukin, por siç përflitet jozyrtarisht shkaku i mos emrimit të Mukit si drejtor vjen pasi ditë më parë në disa media doli një lajm se Muki ka marrë 70 mijë euro nga një biznismen.

Ndryshe Qeveria në seancën e sotme krahas vendimeve të shumta që ka marrë mbi masat për Covid 19, ka bërë edhe disa emërime kadrovike e mes tyre ka emëruar disa drejtor dhe zëvendës drejtor, dhe atë:

Qeveria ka emëruar bordin e ri të Telekom në përbërje të:

Shkodrane Zenuni Dardhishta,

Bardhyl Nasufi,

Nina Angelovska,

Sadulla Duraku,

Aqif Mehdiu,

Ndërsa gjithashtu qeveria ka emëruar drejtorët si në vazhdim:

Elizabeta Naumovska – Drejtor në Qendrën për provim shtetërorë,

Bekim Maksuti – Drejtor në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim,

Stojance Angelov – Drejtor në Qendrën për menaxhim me kriza,

Stevo Krstevski – Drejtor tek Fondi për sigurim shëndetësorë,

Biljana Jovanovska – Drejtor në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor,

Senat Ahmedi – Drejtor në Inspektorain për vetqeverisje lokale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu