Mickoski Sela dhe Gashi në një tryezë, a do të bëhen bashkë?

Të premten në Shkup në një tryezë të përbashkët do të ulen liderët opozitarë, Hristijan Mickoski i VMRO-së, Ziadin Sela i ASH-së dhe Afrim Gashi i Alternativës. Tre liderët do të bashkëbisdojnë në një tryezë nën kujdesin e Fondacionit gjerman “Konrad Adenaur”.

Nuk dihet nëse kjo do të jetë edhe fillimi i një koalicionimi të tre partive për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të vitit të ardhshëm. Sekretari i ASH-së, Taravari gjithnjë ka theksuar se ASH-ja është e përafërt me VMRO-së dhe në të ardhmen e sheh një koalicion të mundshëm në zgjedhje. Edhe lideri i VMRO=së nuk e sheh si problem një koalicion me partitë shqiptare opozitare./TS/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu