Dorëheqja e Thaçit pas aktakuzës nga Haga, Sali Berisha ‘thyen’ parashikimet me reagimin e tij

Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Sali Berisha. Sipas Berishës raporti i Dik Martit, nga i cili mori udhë hetimi ndaj ish-liderëve të UÇK-së, është një akuzë e stisur, e furnizuar me material nga Beogradi. Hetimin e Thaçit, Veselit dhe liderëve të tjerë të UÇK, Berisha e cilësoi një fermentim të Beogradit.

“Kemi të bëjmë me një procedurë të paralajmëruar, krejtësisht dhe qartësisht, për vite e vite. Kemi të bëjmë me një proces, i cili në vlerësimin tim dhe bindjen më të thellë është fermentuar në Beograd”, tha Berisha për Opinion. Duke ju referuar faktit, që e njihte personalisht komisionerin, ai tha se Marti kishte qenë një serbofil i papërmbajtur.

“Unë e kam njohur senatorin Dik Marti, ishte një serbofil dhe rusofil me çizme, i papërmbajtur. Ai nuk i fshehte ndjenjat e tij proserbe. E ka pohuar vetë ish-Prokurori i Beogradit se raporti i Dik Martit në 70 apo 80 përqind paraqet material që vetë ish-prokurori i Beogradit Vukcevic, ja kishte dërguar këtij rusofili të papërmbajtur”, u shpreh Berisha.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu