Një ish-zyrtar i Bashkimit Evropian e ka një propozim për Presidentin Trump, teksa rezultatet tregojnë se ai po humb zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish-deputeti belg dhe ish i dërguari i Bashkimit Evropian në Maqedoninë Veriore, Peter Vanhoutte, thotë se presidenti Donald Trump është mirë që të kandidojë për president të Kosovës, pas dorëheqjes së Thaçit.
“Duke i ndjekur zhvillimet e jashtëzakonshme në zgjedhjet e SHBA’së. Pasi ka mungesë për President të Kosovë, ndoshta duhet të aplikojë atje”, ka shkruar Vanhoutte.
Trump, sipas rezultateve të deritanishme, po i humb zgjedhjet kundër kandidatit demokrat, Joseph Biden. Votat po numërohen edhe në katër shtete në Amerikë dhe në të gjitha e ka marrë epërsinë Biden.