Gazifikimi deri në Gostivar e Tetovë, 65% gati

Rrjeti i gazsjellësit me gjatësi prej 86 km nga Shkupi deri në Tetovë dhe Gostivar është realizuar 65%. Gazsjellësi i dytë magjistral, ai nga Negotina, drejt Prilepit dhe Manastirit, i gjatë 92 km, duhet të realizohet vetëm edhe 8%. Sapo të përfundojnë dy rrjetet primare të gazit më së voni deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, do të vijojë proces i lidhjes së komunave. Ministri Boçvarski u bëri thirrje vetëqeverisjeve lokale që të jenë të gatshme që gazi të arrijë në amvisëritë dhe ndërmarrjet sa më shpejt të jetë e mundur.

“U bëj thirrje që të përgatiten dhe sa më shpejtë të fillojnë ndërtimin e degëve kyçëse nga komunat deri te tubacioni kryesor i gazit – deklaroi Blagoj Boçvarski Ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Autoritetet pohojnë se Maqedonia në një të ardhme të afërt do të jetë vend transit për gazin natyror për disa fqinjë siç janë – Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

“Kjo do të sigurojë çmime më të lira për industrinë, për biznesmenët, që ata të bëhen më konkurrues. T’i ulin shpenzimet e tyre të furnizimit me energji. Ndërsa në mënyrë shtesë do t’u mundësojë qytetarëve që të furnizohen me gaz natyror- pohoi Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë.

Sipas llogaritjeve të autoriteteve, do të nevojiten edhe 200 milion euro të tjerë për të përfunduar gazsjellësi nacional magjistral. Përllogaritja thotë se një kilometër tubacion gazi kushton rreth 450 mijë euro. Deri më tani, 65 milion euro janë investuar për rrjetin e tubacionit të gazit drejt Tetovës dhe Gostivarit dhe 36 milion euro për tubacionin kryesor të gazit drejt Manastirit.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu