GRUBI: Siç dështuan me Haradinajn dhe Limajn ashtu do dështojnë dhe me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Aktakuzat e ngritura kundër presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ish kryetarit të kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi dhe ish eprorit të UÇK-së Rexhep Selimi por edhe paralajmërimet për aktakuza të tjera do të dështojnë njëjtë siç dështuan të vërtetohen aktakuzat ndaj Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt. Kështu ka deklaruar në debatin Spotlight në Vizion Plus zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.

“Në qoftë se ky proces nuk është politik, atëherë është dështim i një procesi i cili po zgjatë tashmë 20 vite dhe është reciklim i të gjitha të njëjtave procese. Unë e lexova aktakuzën dhe bëhet fjalë për të njëjtat gjëra për të cilat ishte akuzuar Fatmir Limaj kohë më parë dhe për të njëjta gjëra për të cilat ishte akuzuar Ramush Haradinaj, absolutisht të njëjtat raste dhe kjo ishte një kompilim i të gjitha rasteve dhe thashethemeve në një tekst të aktakuzës së prezantuar”, është shprehur Grubi.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu