Abdullah Eren, president i Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB), reagoi të premten kundër shoqërimit në polici dhe marrjes në pyetje të fëmijëve në moshë të mitur në Francë.
Eren deklaroi përmes medias sociale se islamofobia në Francë ka arritur nivele çmendurie.“Çmenduri e islamofobisë në Francë! 4 fëmijë të moshës 10 vjeç, 3 turq dhe 1 nga Magrebi. Oficerë policie të mirëpajisur bastisën shtëpitë e tyre në mëngjes herët duke i zgjuar. Paraburgim prej 11 orësh. Asnjë raport i shkruar. Mungesë e arsyes, ndërgjegjes dhe ligjit! Ne ju ndjekim!”, shkroi ai në “Twitter”.
Banorë të qytetit Albertville të Francës, 4 fëmijë të moshës 10 vjeç, 3 prej të cilëve turq dhe 1 me origjinë nga Magrebi, u morën nga policia që bastisi shtëpinë e tyre herët në mëngjes dhe u dërguan në rajonin e policisë pas një debati në shkollën e tyre rreth karikaturave që fyenin Profetin Muhamed. Fëmijët u mbajtën në paraburgim për 11 orë me justifikimin për të konstatuar nëse ata kishin tendencë radikalizimi.