Joe Biden ka mposhtur Trump dhe është shpallur zyrtarisht Presidenti i SHBA-ve. Sipas mediave amerikane, Biden ka qenë në banesën e tij, me familjen e tij në Delaëare, kur ka parë lajmin se do të shpallej president.
CNN raporton se sot në mbrëmje, pas këtyre raportimeve, Joe Biden do i drejtohet popullit amerikan. Biden së fundmi ka fituar Pensilvaninë, vendin ku lindi, duke siguruar votat elektorale, mëse mjaftueshëm për të fituar zgjedhjet.