Hillary Clinton e cila në vitin 2016 ka humbur zgjedhjet presidenciale kundër Donald Trumpit, ka uruar Joe Bidenin dhe Kamala Harrisin për fitoren. “Votuesit kanë folur, dhe ata kanë zgjedhur Joe Bidenin dhe Kamala Harrisin si presidentin tonë të ardhshëm dhe zëvendëspresidenten”, ka shkruar në Twitter, Hillary Clinton.
“Është një tiketë që e bën historinë dhe një faqe e re për Amerikën. Falënderoj të gjithë që ndihmuan që kjo të ndodhë”, ka shkruar ndër tjera Clinton.