Kamala Harris është gruaja e parë zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Në tubim e parë para amerikanëve si të zgjedhur, Harris foli se çfarë do të thotë ky moment për gratë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova
Harris tha se nëna e saj “besoi kaq thellë në një Amerikë ku një moment i tillë është i mundur”. Në fjalën e saj Harris tha se po mendon për nënën e saj e cila rriti atë dhe motrën e saj si një nënë e vetme dhe brezat e tjerë të grave me ngjyrë, aziatike, të bardha, latine dhe vendase që kanë “hapur rrugën për këtë moment si ky”.
“Ato janë shtylla kurrizore e demokracisë sonë”, thotë Harris, këto gra që luftuan 100 vjet më parë për ndryshimin e 19-të, 55 vjet më parë për aktin e të drejtës së votës dhe tani në vitin 2020 si gjenerata e ardhshme e grave hedhin votat e tyre. “Sonte reflektoj në luftën e tyre, vendosmërinë e tyre dhe forcën e vizionit të tyre për të parë se çfarë mund të lirohet nga ato që kanë qenë. Dhe unë qëndroj mbi shpatullat e tyre.”
Harris vlerëson Biden për “guximin” për të thyer barrierat dhe për të zgjedhur një grua si nënkryetare të tij. “Ndërsa unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, nuk do të jem e fundit”.
Harris përfundoi komentet e saj duke thënë se është gati të shkojë në punë. Ajo dhe Biden do të trajtojnë pandeminë, do të adresojnë çështjet e kundër racizmit. Ajo tha se Biden do të jetë president për të gjithë amerikanët.