Aleatët e Shtëpisë së Bardhë në Europë e më tej janë ‘lehtësuar’ me fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale amerikane. Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ishin prej atyre që u kritikuan nga Trump, dhe ishin po të parët që uruan demokratin. Marrëdhënie të tensionuara Trump kishte edhe me NATO’n. Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s Jens Stoltenberg uroi Bidenin i bindur se ai “do të jetë mbështetës i fortë i aleancës veri-atlantike”.
Por jo të gjithë i janë gëzuar lajmit për fitore të ish-nënpresidentit amerikan. Të shqetësuara ka të ngjarë të jenë disa vende të Lindjes së Mesme, me të cilat Shtëpia e Bardhë e udhëhequr nga Trump ka pasur marrëdhënie të ngushtë, veçanërisht me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraelin dhe Egjiptin. “Ato do të përpiqen të bashkëpunojnë me Biden dhe të nxjerrin më të mirën e një situate të keqe nga këndvështrimi i tyre”, thotë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Fawaz Gerges.“Trump ka qenë i mirë për këto vende”, shtoi ai.
Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Moska do të punojë me çdo udhëheqës amerikan, por fitorja e Biden do të jetë negative për Rusinë, sipas analistit politik, Vladimir Frolov. Biden e quajti Rusinë kërcënimin më të madh të sigurisë së SHBA’së muajin e kaluar, një vlerësim i cili sipas Kremlinit inkurajonte urrejtje ndaj Rusisë. “Moska po i kushton vëmendje të madhe kësaj dhe nuk i pëlqen ajo që po sheh”, tha Frolov.
Joe Biden, në një intervistë për The New York Times, kishte kritikuar politikën me dy standarde të presidentit turk Rexhp Erdogan, duke mos ngorruar ta quaj edhe autokrat. Joe Biden, në një klip të marrë nga ajo që duket se është një episod i NYT The Weekly, foli për vizionin e tij për marrëdhëniet e SHBA me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke thënë se ai do të inkurajojë opozitën turke për të mposhtur burrin e fortë të Turqisë në zgjedhje nëse ai bëhet president. Biden gjithashtu e quajti Erdoganin një “autokrat”, duke shtuar “Ai është presidenti i Turqisë dhe shumë më tepër”.