Është publikuar në media letra e Hashim Thaçi, më 5 nëntor ku pak para se të jepte dorëheqjen ka vënë në dijeni Vjosa Osmanin, Avdullah Hotin dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese për dorëheqjen e tij si pasojë e konfirmimit të aktakuzës së Speciales.
Dorëheqja e tij nga pozita e të parit të shtetit ka ardhur pasi Dhomat e Specializuara ia kanë konfirmuar aktakuzën e ngritur gjashtë muaj më parë nga Prokuroria Speciale. Pas shkuarjes në Hagë, ushtruese e detyrës së presidentes ka mbetur Vjosa Osmani, e cila sipas Kushtetutës nuk mund të u sthrojë një pozitë të tillë më shumë se 6 muaj.
Partitë politike në vend s’kanë ende konsensus për ndonjë emër për president. Deri tani, lideri i AAK’së. Ramush Haradinaj, është i vetmi që ka shprehur hapur dëshirën e tij për të pasuar Thaçin.
Foto: