Pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës për dy ditë, qytetarët ja kanë mësyer Shqipërisë për të kaluar fundjavën.
6 komuna u futën në karantinë, duke mos pasur mundësi lëvizjeje jashtë kufijve komunal. Por, një pjesë tjetër e qytetarëve, këtë vikend, ia mësynë Shqipërisë.
Në disa pamje të dërguara në inbox të Gazetës Express, në pikën kufitare në Morinë në orët e mbrëmjes së sotme, shihen dhjetëra vetura, teksa presin në radhë për të hyrë në territorin e Kosovës. Kujtojmë që masat e vendosura nga qeveria vlejnë deri nesër në orën 05:00.