Amnistia, më shumë se 400 të dënuar do të lirohen për Vit të Ri

Burgjet shqiptare janë të tejmbushura dhe kjo është konfirmuar edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjatë disa verifikimeve në burgun e Fierit dhe Fushë-Krujës.

Në lidhje me këtë ka folur sot edhe kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Ylli Manjani gjatë diskutimeve në Kuvnd për buxhetin 2017, shkruan Albeu.com.

Sipas tij, duhen aplikuar format alternative të dënimit.
“Nuk besoj që amnistia është zgjidhja e problemit. Amnistia është zgjidhja e dy muajve, pra dy muajt e parë të vitit të ardhshëm ju mund t’i zgjidhni me amnisti dhe ne po e përgatisim, por nuk është kjo zgjidhja. Duhet të ndryshojmë mentalitetin e ndjekjes penale, apo siç na pëlqen ta themi, duhet ta “Europianizojmë”. Mua më pëlqen të them të jetë efiçente. Kjo është ajo që po përpiqemi të krijojmë, patjetër bashkë dhe me një amnisti”., – tha Manjani.

Pritet që këtë vit të amnistohen rreth 400-500 të burgosur, listë e cila do të përgatitet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. /Albeu.com/.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu