Albin Kurti shërohet nga COVID-19

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shëruar nga COVID-19. Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar, zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu i cili tha se Kurti është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

Ai thotë se janë bërë dy javë që nga simptomat kryesore që ka pasur kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe se nga sot e tutje ai do të ju kthehet aktiviteteve publike.

“Dje janë bërë fiks dy javë nga simptomat kryesore. Z. Kurti tash është shëruar plotësisht, dhe nga sot e tutje, iu është kthyer angazhimeve në zyrë dhe aktiviteteve publike”, ka thënë ai për “Zërin”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu