Zv/kryeministri bullgar Krasimir Karakaçanov pas bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në kuadër të Samitit të procesit të Berlinit në Sofje ka thënë se tani gjithçka varet nga autoritetet në Shkup.
Sipas tij, politikanët e Shkpit e kanë kuptuar se Bullgaria nuk udhëheq politikë të kokëfortësisë, por politik pricipiele dhe se ata janë shtet i pavarur dhe nuk ndikohen nga ndonjë shtet tjetër evropian.
“Ka dy opsione, ose mirë përfundon i tërë procesi edhe për Bullgarinë edhe për Maqedoninë, ose për Maqedoninë bisedimet me BE-në do të anulohen edhe për një kohë”, ka deklaruar Karakaçanov, përcjell SHENJA. Ai ka shtuar se biseda e sotme ishte e gjatë në atmisferë miqësore dhe pa nevojë për përkthyes.