Arben Taravari: LSDM do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare me ato lokale

Në LSDM ka krizë dhe pakënaqësi dhe kjo parti vetë do të kërkon zgjedhje të parakohsshme parlamentare. Kështu thotë Sekretari i ASH-së, Arben Taravari, sipas të cilit shumica aktualisht ka krizë dhe disfunksionalitet në Kuvend.

“Ka disfunksionalitet të plotë te shumica, ne si opozitë disa herë i kemi ndihmuar për disa çështje të rëndësishme në Kuvend. Ata kanë 62, ne 58 dhe ato e kanë shumë vështirë funksionimin. Sipas informatave të mija, do të jetë vetë LSDM e cila do të kërkon në zgjedhjet lokale të vitit tjetër, të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Taravari në emisionin “Enter” në Tv Shenja.

Ne jemi gati si opozitë dhe kërkojmë të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi kështu vështirë funksionon shteti. Ai tha se shpifje kanë qenë nga pushteti për sigurimin e disa deputetëve nga opozita, qoftë shqiptare ose ajo maqedonase. Ai tha se janë rreth 10 deputetë nga LSDM që tregojnë pakënaqësia nga partia e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu