Bosnje Hercegovina dhe Kosova do të ishin si qyteti sirian Aleppo, nëse nuk do të ishte ndërhyrja e NATO-s, tha sot ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.
Davutoglu, në një intervistë për Al-Jazeera, tha se nëse NATO-ja do të ishte aktive në Siri, nuk do të kishte vuajtje të njerëzve.
“Nëse NATO-ja do të ishte aktive në Siri, nuk do të kishim këtë problem,” tha Davutoglu, ndërsa Aleppon e sotme e krahasoi me Stalingradin në Luftën e Dytë Botërore.
Sipas tij, regjimi i presidentit sirian, Bashar Al-Assad dëshiron ta spastrojë etnikisht Aleppon gjatë tranzicionit presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
“Populli i Alepos janë heronj dhe unë dua të them se si vëlla i tyre në Turqi, ne jemi gjithmonë me ta, pavarësisht nga feja apo etnia e tyre”, tha Davutoglu, transmeton KosovaPress.
po mirr ke ore ty mut se ju ja keni dhan serbis e bugaris dhe greqis me i largu shiptaret pej oborreve veta se ke passs interesa per ju mut se ju skeshi si ta n brojshi terkin sotme ahaha burri ligt