Shqiptarët i kualifikuan në europian, maqedonët menjëherë i shajnë pas ndeshjes, Fazliu: Inatin me grekët dhe bullgarët e nxirni tek shqiptarët

Maqedonia e Veriut sot ka shënuar një arritje historike duke u kualifikuar në kampionatin europian, kjo arritje mbase nuk do ishte e mundur pa kontributin që dhanë lojtarët shqiptarë në federatën maqedonase, shkruan InfoShqip.

Mirëpo edhe pse shqiptarët ishin faktori kyç dhe më meritorët për këtë kualifikim, tifozët maqedonas pas ndeshjes, pas asnjë arsye logjike kanë filluar sharjet dhe ofendimet ndaj shqiptarëve.

Mbi këtë ngjarje ka rreaguar Faton Fazliu, eksponenti i lartë i partisë “Alternativa” i cili këtë situatë e përshkruan si shfryrje tek shqiptarët e inateve që maqedonasit kanë me grekët dhe bullgarët.

“Frustrimin që e keni kundër bullgarëve e grekëve e shfryni te ne shqiptarët. Ndërkaq edhe ju e dini shumë mirë se pa shqiptarë nuk bëhej fitorja. Gjynah për juve!” – U shpreh Fazliu në facebook./InfoShqip.com

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu