Seri shpërthimesh, 5 të plagosur në Pejë e Prishtinë

4 persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një dyqan në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Pas ndihmës mjekësore të gjithë janë liruar në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur pas orës 9 të mëngjesit, por nuk bëhet e ditur se sa litërshe ishte bombola e gazit e vendosur në lokalin “Lindi 3”, që merret me shitjen e tekstilit, material të dorës së dytë.

Pronari i një lokali afër thotë se i janë shkaktuar dëme të shumta. E, Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Një shpërthim tjetër po ashtu nga bombola e gazit ka ndodhur edhe në Prishtinë.

Në këtë rast një person është lënduar. Shpërthimi ndodhi në një banesë në rrugën “Beqir Kastrati” në lagjen “Mati 1” në kryeqytet. Policia ka konfirmuar se shpërthimi ishte si pasojë e bombolës së gazit, por askush nga familja nuk ka folur për këtë rast. Ndërkaq, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë është djegur një veturë. /Koha/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu