Rigerta Loku, vajza që përloti Kuvendim me fjalimin e saj disa vite më parë tashmë e ka bërë publike faktin se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë për deputete me partinë e re të Rudina Hajdarit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rudina Hajdari ka bërë të ditur sot se me Gertën nuk e bashkon vetëm dëshira për ndryshim dhe dashuria për vendin, por mbi të gjitha edhe guximi si gra për t’u përballur në arenën politike tejet mashkullore.
“Me Gertën nuk na bashkon thjesht dëshira për ndryshim dhe dashuria për vendin, por mbi të gjitha guximi si gra për tu përballur në arenën politike tejet mashkullore duke sfiduar realitetin e sotëm. Na pëlqejnë e nuk kemi frikë nga sfidat! Dua ti ftoj të gjitha vajzat e gratë anembanë vendit të na bashkohen në këtë betejë për ndryshim, jo vetëm të klasës politike por të mentalitetit dhe kulturës së deritanishme”– shkruan Hajdari.