Angellovski: Do te japim gjithcka nga vetja per te qene te paret ne ligen e kombeve

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut nesër luan ndaj Estonisë, në ndeshjen e vlefshme të raundit të parafundit të Ligës së Kombeve. Kualifikimi në Kampionatin Europian është lënë pas, pasi vëmendja e përfaqësueses së vendit tashmë kthehet kah ndeshja me Estoninë e cila është e një rëndësie të veçantë për të dyja skuadrat. Nga tabori i Maqedonisë së Veriut janë të vetëdijshëm se kanë kualitet të mjaftueshëm për të fituar këtë përballje, teksa besojnë se do të japin gjithçka nga vetja për të qenë të parët në Ligën e Kombeve.

“E kam thënë edhe në shtator që qëllimi ynë kryesor është kualifikimi në Kampionatin Evropian, mirëpo momentalisht jemi në vendin e parë në grup dhe do të japim gjithçka nga vetja për që qenë të parët në Ligën e Kombeve. Kemi kualitet të mjaftueshëm për fitore dhe pastaj të shkojmë në Qipro dhe aty të vendosim për vendin e parë. Prej nesër do të marrin pjesë si përfaqësuese e cila merr pjesë në Europian dhe këtë ne duhet ta mbrojmë me të gjitha forcat. Jemi kohë të gjatë bashkë dhe e dimë mirë se çfarë duhet të bëjmë në terren”, ka deklaruar seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut Igor Angellovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu