Forcat e SHBA shtojnë robotët gjysmë-autonomë në patrullat e bazës së Florida

Një bazë ajrore në Florida ka njoftuar së fundmi përfshirjen e “robotëve qen gjysmë-autonomë” në patrullimin e perimetrit të saj të sigurisë, duke argumentuar se katër-këmbëshit e kompjuterizuar nuk do të zëvendësojnë qentë e ushtrisë në detyrat e tyre. ‘Tufa’ e katër robotëve të mbikqyrjes në formë qeni do të patrullojë së shpejti bazën ajrore të Tyndall thanë autoritetet e saj, pas një demonstrimi që iu bë mjeteve të reja gjatë një eventi javën e kaluar.

Njoftimi thoshte se “megjithse robotët ecin me të katërta dhe i ngjajnë qenve, ato nuk do të zëvendësojnë qentë e ushtrisë, por do të ndihmojnë në operacionet e patrullimit”. “Qentë robotë do të përdoren si shtues të mbikqyrjes situacionale, në zona që nuk janë të pëlqyeshme për njerëzit apo automjetet”, tha komandanti Jordan Criss, duke u mburrur se “jemi të parët në mbrojtjen e SHBA që po përdorim këtë teknologji për përforcimin e operacioneve të patrullimit”.

Megjithse mjetet i ngjajnë robotit ‘Spot’, të prodhuar nga Boston Dynamics që po përdoret në Singapor për mbikqyrjen e distancimit social, ata janë një prodhim i grupit Ghost Robotics nga Filadelfia. Aktualisht ata nuk kanë armë por një seri kamerash, sensorësh termalë dhe pajisje detektimi të gazit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu