Dritan Abazoviç, zv/kryeministër i Malit të Zi?

Dritan Abazoviq, lider i koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, pritet që ta marrë postin e zëvendës kryeministrit në Mal të Zi.

Mediat në Podgoricë raportojnë se kryeministri në ardhje, Zdravko Krivokapić e ka bërë të ditur këtë informacion. Mirëpo, nuk është përjashtuar që Abazovic njëkohësisht të ketë edhe postin e ministrit të Mbrojtjes apo ministrit të Brendshëm.

Ndryshe, vetë Abazoviç, në një intervistë për shtypin vendas, e ka lënë të hapur mundësinë që partia e tij të drejtojë shërbimin sekret dhe policinë. Ai kishte deklaruar se  kushtin që emërimet në krye të institucioneve të mos jenë politike.

“Nuk dua të flas për Ministri të caktuara, por kemi qëndrime të harmonizuara me zotin Krivokapiç. Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Policisë nuk duhet të drejtohen nga anëtarë të partive politike. Nuk mund të them se për cilat departamente jemi duke diskutuar aktualisht, pasi kjo do të vështirësonte negociatat, por është e qartë se për çfarë bëhet fjalë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu