Ish ushtarët kanë një porosi për BDI-në

Ish ushtarët e UÇK-së shprehin shqetësim për retorikën e BDI-së në fillimin e fushatës parazgjedhore e cila fokusohet në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare edhe pse ende nuk është zgjidhur statusin i ish ushtarëve, ndërkaq BDI po numëron më shumë se 14 vite pushtet, shkruan Portalb.mk.

“Emblema e UÇK-së ka vlerë të pa mohueshme, që ekziston te çdo shqiptarë. Kushdo që prek në atë vlerë duhet të mos jetë me gjen shqiptarë. UÇK-ja është kapitull i mbyllur dhe kushdo që keqpërdorë, përvetëson ose luan me emrin e saj duhet të dënohet nga populli”, kujton për Portalb.mk. Abedin Zymberi ish komandant i UÇK-së.

Ai nëpërmes deklaratës së tij porosit gjithë partitë politike që së paku këto 20 ditë t’i lënë rehat familjet e dëshmorëve, ushtarët, eprorët e sajë dhe UÇK-në në tërësi.

“Nuk është mirë njerëzit që bëjnë garë për tu fut në institucione shtetërore të manipulojnë dhe gënjejnë me emblemën e shenjt. Nuk shkojnë të dyjat ose UÇK ose shko atje ku je nis. Popullit i duhet ekonomi solide për mbijetesë, i duhet arsimim i fuqishëm, rinis i duhet paqe dhe rehati mos ta lëshojnë vendlindjen. Të gjitha deklaratat e tjera janë mashtrim dhe manipulim me vlerat kombëtare. Derisa partitë janë përcaktuar për shtet të përbashkët duhet pasur kujdes me sjelljen dhe veprimin që çon deri te përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike”, deklaroi Zymberi.

“Ditën UÇK e natën në zyrat shtetërore. Pasi që nuk jeni në gjendje ti mbroni shqiptarët së paku mos i futni në konflikt. Besoj dhe jam i sigurt se populli im ketë e ka kuptuar dhe për çdo keqpërdorim do të reagoj përmes votës”, përfundoi Zymberi.

Besim Hoda, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftë vlerëson se është e dhimbshme që pas 15 vjet të nënçmimit ndaj vlerave të luftës dhe devalvimi total i qëllimit të luftës së vitit 2001 prapë të ketë guxim dikush të bërtas UÇK, UÇK, … UÇK është vlerë kapitale e gjithë shqiptarëve kudo që janë, pavarësisht partive politike.

“BDI deri tani ka dëshmuar se UÇK-n e ka përmendur vetëm kur ka pasur nevoja për ngritje të saj dhe maskim. UÇK është zgjidhja e çështjes shqiptare. Prandaj, gjithmonë kemi menduar se zgjidhja tre shkronjat e UÇK nuk janë asgjë tjetër përveç zgjidhje e statusit të shqiptarëve të Maqedonisë. Sado që të mbetet i pazgjidhur ky status gjithmonë UÇK do të mbetet e nënçmuar”, ka deklaruar për Portalb.mk Hoda.

Hoda kujton se askush që deri sot ka përfituar personalisht nga UÇK nuk ka drejt të thirret në emër të kësaj vlere.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu