BESA “selam” Gruevskit: Ti me bandën tënde do jesh në burg

Lëvizja BESA i është kundërpëgjigjur Nikolla Gruevskit lidhur me deklaratën e tij në Ohër, ku tha se partia e cila drejton nuk do të lejojë realizimin e skenarëve për ridefinimin e Maqedonisë dhe se populli do të tregojë se nuk lejon që përmes dhunës dhe kërcënimeve të sillen vendime kundër interesave shtetërore.

Por, Lëvizja BESA e cila platformën e saj politike e bazon në Ridefinimin shtetëror dhe ka deklaruar se ky është parakushti themelor që ajo të bëhet pjesë e Qeverisë.

“Kur Levizja BESA do e bëjë RIDEFINIMIN e shtetit, ti me bandën tënde do jesh në burgun e krimeve”, ka shkruar anëtari i kryesisë Adnan Azizi, në profilin e tij “Facebook”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu