Për historianët, akuzat e Sofjes se Shkupi e kujton dhe lartëson figurën e Presidentit të Ish Jugosllavisë, Josip Broz Tito janë të paargumentuara. Kreu i Shoqatës së arsimtarëve të historisë, Mire Mlladenov thotë se deklaratat e tilla të pavërteta dhe anti-evropiane, nuk i ngjajnë një shteti anëtar të BE-së e aq më pak një shteti fqinj.
“Zaharieva nuk më duket mjaftueshëm e guximshme sa për të sqaruar kujt i referohet me “Shënimin e figurës së Titos”, sepse Tito si figurë historike nuk shënohet këtu, të paktën jo në mënyrë të organizuar. (1:00) Mbase i referohet marrëveshjes së 1947-tës mes Titos dhe Dimitrovit që rezultoi me njohjen e popullit maqedonas, pakicës maqedonase në Bullgari, hapjen e shkollave në gjuhë maqedonase atje, vendosjen e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore, faljen e borxheve për dëmet e luftës që Bullgaria ia shkaktoi Jugosllavisë’ deklaroi Mire Mlladenovski, Shoqata e arsimtarëve të historisë. Sipas tij, politika e Sofjes duke e keqpërdorur historinë, po mundohet të krijojë ndasi mes qytetarëve dhe historianëve të dy vendeve, të cilët në fakt janë shumë të afërt.
“Sinqerisht edhe pse thanë se historinë do t’u lënë historianëve, nuk po e bëjnë këtë gjë. Historia edhe një herë po keqpërdoret për qëllime politike, për arritjen e disa ideve politike dhe nuk shoh se si marrëveshja për fqinjësi të mirë të ketë sukses, do të përfundojë me pakënaqësi të të dy palëve’ pohoi Mire Mlladenovski, Shoqata e arsimtarëve të historisë.
Ndaj deklaratave të zyrtarëve bullgar rreth Titos, kryetari i Shkupit, Petre Shilegov për mediat bullgare ka thënë se Sofja po mundohet që të përdor teza të ndryshme si alibi për ta sqaruar pozicionin e çmendur që ka ndaj Shkupit. “E kuptoj që Bullgaria është në periudhë parazgjedhore, por duhet të kemi kujdes ndaj ndjenjave të fqinjëve”, u shpreh Shilegov.