Kërcënimi/ “Zaevin dhe ata që e votojnë atë do t’i fus në kafaz” (VIDEO)

Ka filluar ashpër fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Maqedoni më 11 dhjetor.

Kryetari i Partisë për Emancipimin e Romëve (PCER), Amdi Bajram, gjatë mitingut të partisë së tij mbrëmë në Ohër, ka kërcënuar të gjithë ata që do rë votojnë Zoran Zaevin e LSDM, do të përfundojnë në “kafaz”.

“Më 12 dhjetor do të vendosim një kafaz të madh në sheshin e Shkupit dhe aty do ta fus zajkon dhe votuesit e tij”, ka kërceënuar Bajram.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu