Trondit ish prokurori special: Akuzat ndaj pjesëtarëve të UÇK-së e kanë nisjen nga shqiptarët, ata na i sollën këto informacione

Në intervistën e tij ekskluzive për RTV Ora, ish kryeprokurori i EULEX John Clint Williamson, i cili ka qenë në krye të hetimeve për kime lufte ndaj ish pjesëtarëve të UÇK, është shprehur se aktakuzat e Gjykatës Speciale nuk kanë për qëllim njësimin e viktimës me agresorët gjatë luftës në Kosovë. Sipas tij, këto aktakuza e kanë pikënisjen nga shqiptarët e Kosovës.

“Këto akuza e kanë pikënisjen nga shqiptarë të Kosovës. Ata na e sollën këtë informacion. Këta kanë besuar se kimet kanë ndodhur, i kanë parë se çfarë ka ndodhur dhe menduan se gjëja më e mirë për të bërë ishte t’ua bënin të ditur edhe të tjerëve për kryerjen e këtyre kimeve. Gjëra të tjera janë raportuar në vitin 1999 nga organizata të të drejtave të njeriut si Human Rights Watch dhe Amnisty Internacional që kanë qenë të pranishëm me njerëz në terren dhe kanë folur me dëshmitarë në atë kohë”, shprehet Williamson.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu