Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se bisedat për postin e presidentit do të fillojnë së shpejti.
“Besoj që kjo çështje do të marrë udhë, për disa ditë fillojmë bisedat me gjithë spektrin politik, për ta parë se si mund ta kalojmë këtë situatë.Rruga kushtetuese është e qartë, besojmë në një zgjidhje që është më e mira për vendin”, pohoi Hoti.
Ju kujtojmë se postin e presidentes aktualisht është duke e ushtruar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.