Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bahsa ditëve të fundit ka qenë në qendër të akuzave për veprime të dyshimta gjatë kohës kur ka vepruar si përkthyes i UNMIK-ut në Kosovë gjatë viteve 99, shkruan Infoshqip.
Mbi këto akuza ka rreaguar dhe kreu i partisë “Alternativa”, Afrim Gashi. Ai mes tjerash shprehet se kjo njollosje është në dëm të shqiptarëve, në vijim mund ta ndiqni të plotë deklaratën e Gashit.
“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Në këtë është i bindur çdo shqiptar kudo që jeton ai. Në kohën kur po hidhet hije mbi drejtuesit e UÇK-së në Dhomat e Specializuara, duke u ngritur akuza për krime lufte, nuk ka pasur shqipar që është ndjerë rehat.
Andaj nuk e kuptoj kujt i shërben njollosja e drejtuesve më të rëndësishëm politik të shqiptarëve. Hedhja e akuzave ndaj kryetarit të PD-së, mikut tim Lulzim Basha, kjo për interesa elektorale, mendoj se e dëmton imazhin e shtetit dhe të politikës shqiptare. Kjo është tendencioze dhe e dëmshme për të gjithë ne.
Mbështes Luzim Bashën dhe secilin lider tjetër shqiptar mbi të cilin hidhen akuza për tradhti ose involvim në ndërmarrje që kanë të bëjnë me procedim të materialeve ose lëndëve në shërbim të politikave serbo-ruse e në dëm të drejtuesve të UÇK-së.” – Përfundoi Gashi./InfoShqip.com