Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim sonte ishte i ftuar në televizionin “Ora News” ku temat kryesora kanë qenë mbi ngarjet e fundit në Kosovë me akuzat e Gjykatës Speciale, mes tjerash Ahmeti ka vlerësuar dhe kontributin e Shqipërisë në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.
“Kemi bërë të gjitha punët për çlirimin e vendit, që nga lëvizjet në të gjithë Evropën dhe në të gjitha hapësirat shqiptare. Pa Shqipërinë do ta kishim shumë vështirë, pa “Nënën Shqipëri” do ta kishim shumë të vështirë të fitonim këtë lu ftë.”
Kështu u shpreh kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive me gazetaren Matilda Mcini në televizionin Ora News.