Pamja që po përlot botën (VIDEO)

Raundi i ri i sulmeve ajrore siriane e ruse këtë javë bëri që të mbyllen të gjitha spitalet, duke vrarë pothuasje 300 persona, dhe 1000 të plagosur. Në videon më të fundit, të publikuar nga agjencia e lajmeve Al Jazzera, lotët e një fëmije i cili i ka shpëtuar sulmit me gaz klori, kanë prekur të gjithë botën.

Ai pyet vazhdimisht infermieren i zënë nga paniku nëse do të jetojë apo jo.

Infermierja: Çfarë të ndodhi?

Djaloshi: Isha në lagjen Ard El Hamra e po shikoja avionët. Njëri prej tyre hodhi një fuçi. Nga ajo dilte tym i verdhë. Fillova të kollitem.

Infermierja: I ndodhi gjë vëllezërve të tu?

Djaloshi: Nuk e di se ku janë. A do të vdes zonjushë?

Infermierja: Jo, i dashur mos u shqetëso

Dhe ndërsa ky fëmijë po kurohej bashkë me viktimat e tjera, spitali u sulmua sërish.  Doktorëve iu desh të nxjerrin bebet nga inkubatorët. Të gjithë spitalet në zonat e Alepos që kontrollohen nga rebelët, janë shkatërruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu