Pendarovski dhe Zaev nuk ndjejnë përgjegjësi për bllokadën e Bullgarisë

Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev, nuk ndjejnë përgjegjësi për shkak të bllokadës së Bullgarisë. Sipas presidentit Pendarovski, bllokada bazohet në kërkesë të Sofjes jashtë Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, ndërsa sërish kryeministri Zaev tha se gjithë bota na sheh si evropianë me një vështrim për të ardhmen.

Pendarovski, në konferencën për shtyp, pas përfundimit të Këshillit, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve tha se nuk ndjen përgjegjësi për veton e cila është gjithnjë e më e sigurt nga Bullgaria, sepse nuk është dakorduar asgjë as me letër as me gojë, jashtë Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

“Nëse do të kishim nënshkruar diçka jashtë asaj marrëveshje, atëherë mund të kërkoni përgjegjësi. Nuk duhet as të kërkoni, vetë do të shkojmë”, tha Pendarovski.

Zaev gjithashtu tha se nuk ndjen përgjegjësi për bllokadën e Bullgarisë. “Nuk ndjej përgjegjësi sepse e gjithë bota di të na lavdërojë, di të na shpërblejë dhe di ta tregojë atë se sa jemi njerëz me pikpamje drejt së ardhmes, sa jemi evropianë, dhe atë e bëjmë në sjellje evropiane”, theksoi kryeministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu