Komisioni Zgjedhor i Wisconsinit, ka urdhëruar zyrtarisht një rinumërim të pjesshëm të votave në garën presidenciale pasi mori një pagesë prej tre milionë dollarësh nga fushata e Donald Trump. Urdhri i komisionit kërkon që qarqet e Danet dhe Milwaukeet të mblidhen deri në orën 9 të mëngjesit së ditës së shtunë dhe të përfundojnë rinumërimin deri të martën, 1 Dhjetor.
Fushata e presidentit aktual paraqiti një ankesë të mërkurën duke kërkuar rinumërimin e votave. Këto dy qarqe janë bastione demokrate, shtëpi e shumë votues me ngjyrë. CNN parashikoi se presidenti i zgjedhur, Joe Biden fitoi shtetin e Wisconsinit. Ai aktualisht është përpara Trumpit me më shumë se 20 mijë vota, të cilat madje edhe disa republikanë të shquar e pranojnë se vështirë që mund të ketë përmbysje të rezultateve.