Qeveria në mbledhjen e 22-të me qëllim që ta fillojë procedurën në përputhje të Këshillit për Siguri për shpalljen e gjendjes së krizës në Maqedoninë të Veriut në mënyrë që të menaxhohen pasojat nga kriza e COVID-19.
Në këtë drejtim, siç njoftojnë nga Qeveria, në përputhje me Ligjin për menaxhimin me kriza në mbledhjen e djeshme Qeveria mori vendim për ndryshimin e Vendimit për emërimin e anëtarëve të Grupit të vlerësimit, ku u emëruan Stojançe Angellov, ushtrues i detyrës i Drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe anëtarë të grupit Bekim Maksut u.d. i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Me vendimet e sotme, mundësohet nisja e procedurës për shpalljen e gjendjes së krizës në gjithë territorin e vendit sipas mendimit të Gruupit të velerësimit”, thonë nga Qeveria./Telegrafi.