Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se shpallje e gjendjes së krizës është hap prapa në luftën kundër coronavirusit.
“Para tetë muajve propozova shpalljen e gjendjes së krizës, atëherë përgjigjja e Zaevit ishte se shpallja e gjendjes së krizës nuk do t’i arrijë efektet, ndërsa Stevo Pendarovski deklaronte se për angazhimin e ushtrisë dhe resurseve nuk nevojitet gjendje krizë dhe se shteti nuk ka resurse për shpalljen e gjendjes së krizës në gjithë shtetin”, deklaroi Mickoski.
Mickoski tha se gjendja e jashtëzakonshme atëherë i dha pushtetit mundësi për keqpërdorime masive para zgjedhjeve dhe u regalizua ryshfeti në formë të kartelave pagesore, subvencione dhe dotacione.
“Kjo ishte ryshfet i drejtpërdrejtë dhe jo ndihmë. Tani kur u shpenzuan paratë, u harxhuan dy miliardë euro, kriza me COVID nuk u pakësua”, tha Mickoski./Telegrafi/