Filipçe takon pronarët e spitaleve private

Para mbledhjes së Qeverisë, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe takoi pronarët e spitaleve private “Zhan Mitrev”, Sistina” dhe “Remedika” me të cilët ka diskutuar për ri-organizimin e sistemit shëndetësor për tu ballafaquar me pandeminë. Bisedat ishin konstruktive, ndërsa spitalet private u shprehën pozitivisht lidhur me shfrytëzimin e resurseve të tyre nga ana e shtetit për ballafaqim me pandeminë. Në takimin e ardhshëm, të dielën, pritet të merremi vesh në mënyrë plotësuese për kushtet, mënyrën e shfrytëzimit të resurseve të spitaleve private- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Deri tani protokollet dhe kushtet mbeten të paqarta, pasi Ligji për menaxhimin me kriza është i kufizuar në pjesën e rimbursimit të harxhimeve në klinikat private kundrejt pacientëve të shtruar. Nuk dihet nëse Qeveria, Ministria e Shëndetësisë apo Komiteti për menaxhim me kriza duhet nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me klinikat private, apo bashkëpunimi bazohet mbi dispozitat e Ligjit për menaxhim me kriza. Ajo që dihet është se në marrëveshjen për bashkëpunim duhet saktësuar cilat shërbime mund t’i kryejnë klinikat pritave dhe cilat jo. Në të njëjtën kohë, komiteti duhet të bën edhe vlerësimin e klinikave private për kapacitetet e tyre, mundësi teknike dhe materiale, resurset njerëzore dhe çmimet mbi të cilat kanë funksionuar deri tani.

Më herët gjatë ditës Klinikat private thanë se janë të gatshme të vendosin kapacitetet e tyre nën menaxhimin e Qeverisë. Megjithëse kanë mirëpritu lajmin për t’u vë në shërbim të qytetarëve, nga këto institucione thonë se protokollet e funksionimit janë të paqarta. Nga Qeveria akoma nuk janë njoftuar zyrtarisht, pasi në fuqi nuk ka gjendje krize. Klinika Zhan Mitrev vihet në funksion, por thonë se kapacitetet i ka të mbingarkuara. Zhan Mitrev kërkon shpjegim për mënyrën e funksionimit.

Spitali Acibadem Sistina pret njoftimin e Qeverisë. Të kontaktuar nga Alsat, nga ky institucion thonë se për momentin nuk kanë qëndrim për veprimet e tyre, pasi nuk dihet akoma asgjë në mënyrë definitive. Që nga fillimi i pandemisë, klinikat private janë përfshirë në luftën kudër pandemisë por me çmime autentike. Klinikat kanë zbatuar çmime më të larta për testet PCR, analizat laboratorike dhe trajtimin. Në disa klinika çmimi për test PCR ka lëvizur nga 3 mijë deri në 6 mijë denarë, ndërsa me urgjencë është paguar dyfishi i shumës, përkatësisht deri në 12 mijë denarë. Shtrimi në spital pacientëve i ka kushtuar afro 9.000 denarë për një ditë, duke u përfshi kurimi bazik. Çdo intervenim tjetër ka kapur vlera në dhjetarë mijëra euro, ndërsa praktikat dëshmojnë se për kurimin e një pacienti të infektuar me Kovid-19 familjet kanë paguar deri në 25 mijë euro për tretman. Ne Maqedoni të Veriut funksionojnë dhjetëra klinika private, ndërsa Ministria e Shëndetësisë duhet të kategorizon cila prej tyre plotëson kushtet për t’u vendos në dispozicion të Qeverisë dhe shëndetit publik gjatë gjendjes së krizës.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu