Shqiptarët e Maqedonisë shënojnë sot Ditën e Alfabetit Shqip.
Në këtë ditë, në vitin 1908, intelektualët shqiptarë nga Ballkani unifikuan alfabetin e gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit.
Me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip në Manastir do të mbahet një manifestim
Gjithashtu, edhe në Shtëpinë e Kulturës në Manastir do të mbahet një koncert ku të ftuar janë violinisti Shkëlzen Doli nga Filarmonia e Vjenës dhe orkestri i Universitetit të Tiranës “Ibrahim Madhi” nën dirigjim të Osli Qinamit.