Mëngjesin e sotëm është vandalizuar Shtëpia e Alfabetit në Manastir. Është thyer dera e shtëpisë, ndërsa në të është ngjitur edhe një grafit ku shkruhej “Vdekje për shqiptarët”, raporton Shenja
Ende nuk dihen autorët e këtij akti vandal.
Kujtojmë se sot shqiptarët festojnë 22 nëntorin- Ditën e Alfabetit, ndërsa në Manastir pritet të mbahet manifestim në lidhje me këtë datë historike për shqiptarët.