Nëse jeni të prekur nga diabeti i tipit 2, trupi juaj nuk është në gjendje ta përdor hormonin e insulinës siç duhet.
Insulina është e nevojshme për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe përdorimin e saj për çlirimin e energjisë trupore.
Nëse nuk prodhohet mjaftueshëm insulinë ose hormoni nuk funksionon siç duhet glukoza grumbullohet në gjak në vend që të përdoret nga qelizat.
Shpesh diabeti i tipit 2 nuk shfaq simptoma, pranaj njerëzit mund ta kapin në një fazë të vonë sëmundjen.
Ja cilat janë simptomat më të shpeshta të diabetiti të tipit 2:
Urinim i shpeshtë
Ndjesi e madhe etje
Rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme.
Rritja e ndjesisë së urisë.
Dhimbje dhe mpirje në këmbë.
Infeksione të shpeshta: virale, fungale, vaginale, bakretiale etj.
Probleme dhe turbullime në shikim.
Plagë që nuk shërohen lehtë dhe shpejt.